75 Mall Live Search
22:43 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / Gj. Sh

Galatasaray konfirmon bisedimet me Norwichin për Milot Rashicën

Galatasaray ka konfirmuar bisedimet me klubin anglez Norwich për shërbimet e sulmuesit anësor Milot Rashica.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica pritet ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë te Galatasaray.

Këtë e ka konfirmuar klubit turk me një postin në faqen zyrtare.

“Kanë filluar bisedimet zyrtare me Norwich City Club për transferimin e lojtarit profesional Milot Rashica në klubi tonë”, thuhet në njoftim.

Galatasaray do ta ofrojë si huazim, por mund të jetë me mundësi blerje sipas mediave turke.