Galatasaray në bisedime me Milanin për transferimin e Moratas

Alvaro Morata pritet të largohet nga Milani.
Raportohet se sulmuesi spanjoll shumë shpejtë mund ta vesh fanellën e Galatasarayt, shkruan IndeksOnline.
Klubi turk është në bisedime të avancuara me Milanin, për transferimin e Moratas.
Bisedimet në vazhdim për të përfunduar marrëveshjen së shpejti, të gjitha palët tani janë gati ta vulosin atë në orët ose ditët e ardhshme.
Morata u bashkua me Milanin gjatë verës së 2024, ku i kushtoi plot 13 milionë euro.
32-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./IndeksOnline/