Galatasaray planifikon transferimin e Granit Xhakës

Skuadra e Galatasarayt është në kërkim të një mesfushori dhe tashmë po “peshkon” në Bayer Leverkusen.
Sipas “Todofichajes”, klubi nga Superliga e Turqisë e dëshiron Granit Xhakën, shkruan Indeksonline

Galatasaray po planifikon t’i bëjë fondet për ta transferuar mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës gjatë afatit të verës.
32-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me klubin nga Bundesliga.
Gjatë këtij sezoni, Xhaka në ligë ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asiste./Indeksonline/
🦁 Galatasaray, Bayer Leverkusen'den Granit Xhaka'yı transfer etmek için hem oyuncuya hem de kulübüne cazip bir teklif sunmaya hazırlanıyor.
— Fotomaç (@fotomac) March 13, 2025
🔗 Todofichajes pic.twitter.com/EEjKnQ5yc5