Galaxy S10 me aplikacion për kriptomonedhat
Foto dhe detaje të Samsung Galaxy S10 vijon të rrjedhin çdo ditë. Më i fundit është një foto e flagshipit të Samsung ku bie në sy një aplikacion i njohur si Samsung Blockchain KeyStore.
Imazhet u publikuan në Twitter nga Ben Geskin.
Portofoli i kriptomonedhave përshkruhet si “vendi perfekt dhe i sigurtë për monedhat tuaja kriptografike.”
New #GalaxyS10 live images leak with ‘Samsung Blockchain KeyStore’
— Ben Geskin (@VenyaGeskin1) January 23, 2019
(images via @GregiPfister89) pic.twitter.com/g0FipTooe6
Përdoruesit do të mund të importojnë kriptomonedha si Ethereum si dhe të përdorin autentikimin biometrik për sigurinë sipas të dhënave që raportohen.
Gjithashtu duke kaluar tek detaje fizike dallohet ekrani Infinity-O i cili debutoi së pari me Galaxy A8s.
Detajet e plota të Galaxy S10 do ti mësojmë në aktivitetin Unpacked që do të mbahet më 20 Shkurt. Atë ditë pritet prezantimi i telefonit me palosje gjithashtu.