Gallagher drejt rikthimit në Premierligë, interesohet skuadra e njohur
Conor Gallagher mund të largohet nga Atletico Madridi.
Kjo pasi që anglezi, ja ka kërkuar këtë gjë klubit madrilen teksa kërkon të ketë minuta në fushë.
Ai po lidhet me një rikthim në Premierligë, me Aston Villën që ka shprehur interesim ta marrë atë në formë huazimi.
Atletico, është e interesuar për një huazim me detyrim blerje për të.
Gallagher, u transferua vitin e kaluar nga Chelsea ku bëri rreth 50 paraqitje./IndeksOnline/

