Gallagher niset për Madrid për teste mjekësore

Conor Gallagher se është nisur me aeroplan privat drejt Madridit.
Futbollisti anglez pritet që sonte të kryej testet mjekësore te skuadra e Atletiko Madridit, shkruan IndeksOnline.
Pas më shumë se 10 ditë bisedime, Atletiko Madrid ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe Gallagher.
“Blutë e Londrës” do të përfitojnë 42 milionë euro nga shitja e 24 vjeçarit.
Ai pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me skuadrën madrilene./IndeksOnline/