75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / G T

Gallagher sapo i kreu testet mjekësore te skuadra e re, rikthehet në Premier League

Futbollisti anglez, Conor Gallagher, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori sapo i ka kryer testet mjekësore te Tottenham Hotspur-i dhe pritet të firmos kontratën 5-vjeçare, shkruan Indeksonline

Skuadra e Atletico Madrid pritet të përfitojë 40 milionë euro nga shitja e Gallagherit, i cli rikthehet në Premier League pas aventurës në Chelsea.

Kujtojmë se Gallagher ishte transferuar në “Wanda Metropolitano” nga Chelsea për 43 milionë euro./Indeksonline/