Gallapeni lojtari me më së shumti duele të fituara në kualifikueset e Kupës së Botës
Dion Gallapeni është një prej lojtarëve më të mirë të Kosovës gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Sipas disa statistikave, mbrojtësi i krahut – është lojtari në moshë 23-vjeçare – me më shumë duele të fituara (46), shkruan Indeksonline
Gallapeni fitoi vendin startuese te Kosova dhe krejt kjo ndodhi për shkak të lëndimeve të lojtarëve të krahut të majtë, si Leart Paqarada dhe Donar Rrudhani.
Asnjë lojtar nën moshën 23 vjeçare nuk ka fituar më shumë duele në kualifikueset e Kupës së Botës sesa Dion Gallapeni – 46
— AlbanianScout (@albanianscout) November 19, 2025
©️ @FTalentScout pic.twitter.com/C15VbfRXs3
Tani, Franco Foda e ka një “diamant” në skuadër – dhe vendin e tij vështirë se do ta zë dikush – sidomos nëse shfaqet me paraqitje të tilla.
Kosova sot mëson kundërshtarin e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës – për të vazhduar ëndrrën e një kualifikimi historik./Indeksonline/

