Gallapeni pas fitores ndaj Suedisë: Treguam karakter të fortë

Dion Gallapeni ishte një lojtarët më të mirë në fitoren e Kosovës ndaj Suedisë.
Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0, të hënën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Gallapeni pas ndeshjes në një prononcim për RTK, tha se Kosova ndaj Suedisë bëri një ndeshje shumë të mirë. Ai shpreson se kombëtarja jonë do të vazhdojë më këtë performancë edhe në duelet e ardhshme.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë. Treguam karakter dhe lojë të mirë. Shpresoj se do të vazhdojmë kështu. Me përshtate pozita më të cilin lujta dhe shpresojmë se do të vazhdojmë kështu”, ka thënë Gallapeni.