75 Mall Live Search
11:27 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / L A

Galliani afër rikthimit te Milani


Gjiganti italian, AC Milan pritet që ta bëjë një rikthim të madh në skuadër.


Këtë herë jo ndonjë lojtar, por flitet se do ta kthejnë ish-drejtorin e skuadrës, Adriano Gallianin.


Telefonata nga Zlatan Ibrahimoviq dhe Gerry Cardinale, ishte kyç për ta bindur Gallianin që të rikthehet përsëri te “Rossonerët”.


Galliani, kishte qenë CEO në vitet e arta të Milanit nga 1986 deri në 2017, ku ishte bërë një nga skuadrat më të mira në botë./IndeksOnline/