16:38 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Galliani synon transferimin e sulmuesit të Realit në Monza

Ekipi italian Monza,i cili është nën udhëheqjen e dyshes së njofur Berlusconi – Galliani, po punojnë që të forcojnë skuadrën për sezonin e ri.

Deri më tani, klubi i cili u ngrit për herë të parë në Serie A, ka transferuar ish futbollistin e Interit Andrea Ranochia, dhe ka arritur marrëveshje me Cagliarin, për huazimin e portierit Alessio Cragn.

Për ta përforcuar edhe më tepër skuadrën, Galliani po synon trasnferimin e sulmuesit të Real Madridit, Borja Mayoral.

Ai pritet të zbarkojë këtë fundjavë në Madrid, ku do të takohet me mikun e tij të vjetër, Florentino Perez. Synimi i drejtuesit të Monzës është që të marrë në huazim sulmuesin spanjoll Borja Mayoral, i cili e njeh mirë Serinë A, pasi ka qenë më parë edhe pjesë e Romës.

Vetë dëshira e spanjollit është të qëndrojë në La Liga, megjithatë Galliani do të provojë të bindë fillimisht Perezin për huazimin e më pas edhe Mayoral, duke i ofruar një rol të rëndësishëm në projektin e klubit të sapongjitur në Serie A.