75 Mall Live Search
13:48 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Galliani vlerëson lartë Leonardon dhe Gattuson

Ish drejtori i Milanit, Adriano Galliani në një intervistë për Radio 1 të hënën në mëngjes ka vlerësuar mikun e tij dhe ish yllin e Milanit, Leonardo si dhe trajnerin aktual Gennaro Gatusso për punën e tyre në klub.

”Ai meriton falënderimet sepse nënshkrimet e Piatek dhe Paqueta e ndryshuan klubin e Milanit ku rezultatet pozitive kanë mbërritur për shkak të punës së shkëlqyeshme të Gattusos, dhe se asnjë klub tjetër nuk e ka përforcuar skuadrën aq sa e ka bërë Milani në janar”, ka thënë ish CEO i Milanit.

Ndërkohë skuadra italiane ka pasur rezultate të mira këtë sezon ku mund ta sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/