10:38 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Gallup”: Merkeli, liderja më e popullarizuar në botë

Këto janë rezultatet e studimit të asociacionit “Gallup International” “Liderët Borërorë”, i cili ka treguar se, edhe pse nuk është lider politik, megjithatë më së miri është pranuar Papa Françesku, i cili e ka përkrahjen e 53 për qind të anketuarve.

Pasojnë Angela Merkel, e cila tashmë vitin e dytë resht ka popullaritet më të madh në mes liderëve botërorë politikë, pastaj presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tre vjet më parë u paraqitë për herë të parë në listën e liderëve botërorë.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është në vendin e katërt me 36 për qind të anketuarve, dhe pas tij vijnë presidenti i SHBA Donald Trump i pasuar nga kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson.

Presidenti i Kinës Xi Jinping është në vendin e shtatë dhe pas tij vijnë kryeministri i Indisë Narendra Modi, mbreti saudit Salman bin Abdullaziz al Saud dhe më pas kryetari i Brazilit Jair Bolsonaro.

Në fund të listës janë renditur presidenti i Iranit Hassan Rouhani dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, të cilët i përkrahin 21 për qind të anketuarve.

“Gallup International” në fund të çdo viti realizon studimin ndërkombëtar “Voice of People-End of Year” mbi pritjet për vitin e ardhshëm, si dhe për çështjet globale dhe të rëndësishme.

Studimi është realizuar gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2019, dhe janë përfshirë rreth 50 vende ku janë anketuar më shumë se 50.000 të anketuar.