15:48 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Game of Thrones” bën namin me nominimet Emmy

“Froni i Shpatave” është i nominuar 22 herë për çmimet Emmy.

Sezoni i shtatë i dramës fantastike është vlerësuar në kategorinë e dramës më të mirë, por dhe për aktorët, Peter Dinklage, Lena Headey, Dianan Rigg dhe Nikolaj Coster-Waldau.

Seriali ndiqet nga një tjetër dramë e HBO-së, Westworld dhe komedia show Saturday Night Live, ku të dyja së bashku kanë marrë 21 nominime.