“GAME OVER” për Piolin, shkarkohet nga Fiorentina
				Vetëm 10 ndeshje zgjati rikthimi i Piolit te Fiorentina.
Pioli, u shkarkua sot nga pozita e trajnerit të Fiorentinës pas humbjes së fundit nga Lecce.
Italiani, është trajneri i radhës që shkarkohet nga një skuadër e Serie-s A pas Tudorit nga Juventusi.
Pioli nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje me “Violan”, duke grumbulluar vetëm 4 pikë dhe gjendet në fund të tabelës./IndeksOnline/

