75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / OSH

Gani Dreshaj bën thirrje që të ketë bashkëpunim të të gjitha partive për ndryshimin në Istog

Gani Dreshaj vazhdon të përkrahë ndryshimin në Istog. Ish-deputeti ka kërkuar që të ketë fuqi bashkimi me të gjitha partitë për të rrëzuar qeverisjen 20 vjeçare ta LDK-së në Istog. Dreshaj i ka bërë thirrje Vetëvendosjes, PDK-së e Iniviativës Qytetare që të përkrahin ndryshimin sepse siç e quan ai, është e mirë e përbashkët për Istogun.

“Të dashur qytetarë të Istogut

Meqë jemi pak ditë para zgjedhjeve lokale në Istog, unë dua të përsëris qëndrimin tim në përkrahje të ndryshimit në Istog.

I bëj thirrje të gjitha subjekteve që të bashkohen për ndryshimin e nevojshëm në Istog.

Votuesit e Vetëvendosjes, PDK-së dhe Iniciativës Qytetare votuan për ndryshim, andaj duhet gjetur një formulë bashkimi që t’i jipet fund një sistemi të dobët të qeverisjes lokale.

Jam thellë i bindur që LDK-ja do të reformohet mirë e drejt në 4 vitet e ardhshme si opozitë në Istog dhe do të kthehet ndershëm me kuadro të reja e profesionale, e të pakorruptuar.

Djemt e vajzat më të mirë nga AAK, VV, PDK dhe Iniciativa Qytetare mund të japin një frymë të re qeverisëse komunës dhe Istogu t’i jap shkelmin e fundit keqbërësve që kanë keqpërdorur më shumë se 2 dekada paratë e buxhetit komunal, që janë edhe paratë tona si taksapagues” shkruan Dreshaj në Facebook.