75 Mall Live Search
17:11 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gani Dreshaj deklarohet pas vendimit të Kushtetueses: Fitore e vjedhur, por mos lejoni qytetarë të vidhen taksat e juaja

Gjykata Kushtetese e ka vlerësuar negative ankesën e AAK-së për zgjedhjet e fundit lokale në Istog.

E ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kandidatit për kryetar të kësaj komune, Gani Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se shpreson që kjo komunë të rimëkëmbet, të punohet pa hile e pa baza partiake, transmeton Indeksonline.

“Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës zotohem se disa projekte të mëdha të nisura në Istog, do t’i shtyej përpara, ngase qeverisja e udhëhequr nga Ramush Haradinaj pas 20 vitesh injorim, ka çelur sytë edhe për qytetin dhe qytetarët e tonë të respektuar. Fitorja jonë na ishte vjedhur në tavolinë, këtë fakt nuk mund ta mohoj asnjëherë, por mos lejoni të vidhen taksat e juaja”, ka shkruar mes tjerash ai në statusin e tij në Facebook.

Deputeti i AAK-së konsideron se ky është mandati i fundit i LDK-së në Istog.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë të Istogut, struktura partiake, sot Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar negativisht ankesën tonë për zgjedhjet e fundit lokale në Istog.

Pas shumë kohe, edhe po të vlerësohej pozitivisht ankesa, ashtu siç kishte bazë, unë nuk do pranoja përgjegjësitë në një komunë fatkeqësisht të ngulfatur nga korrupsioni, nepotizmi, e harxhimi i buxhetit pa lënë gjurmë pune.

Megjithatë, jam rritur në një shtet ku respektohen vendimet e institucioneve dhe demokracia. Për këtë, dua t’i uroj punë të mbarë Haki Rugovës në qeverisjen komunale.

Shpresoj që kjo komunë të rimëkëmbet, të punohet pa hile, e pa baza partiake.

Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës zotohem se disa projekte të mëdha të nisura në Istog, do t’i shtyej përpara, ngase qeverisja e udhëhequr nga Ramush Haradinaj pas 20 vitesh injorim, ka çelur sytë edhe për qytetin dhe qytetarët e tonë të respektuar.

Fitorja jonë na ishte vjedhur në tavolinë, këtë fakt nuk mund ta mohoj asnjëherë, por mos lejoni të vidhen taksat e juaja.

Ju betohem se ky është mandati i fundit i LDK-së në Istog, shpresoj që të lënë pak gjurmë në këto dy vitet e fundit në qeverisje.

Faleminderit për çdo votë që më keni dhënë, faleminderit për mundin e përpjekjen për ndryshim.

I juaji, Gani Dreshaj