20:18 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gani Dreshaj e takon politikanin e njohur gjerman, mikun e madh të shqiptarëve

Ish-deputeti, Gani Dreshaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin.

Ai ka zhvilluar një takim me politikanin e njohur gjerman si dhe ambasadorin e suksesshëm të Kosovës në Gjermani, Beq Cufajn.

“Motivuese ishte edhe mbështetja nga ana e tij dhe miqve të CDU-së për kandidaturën time të radhës si deputet”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Kënaqësi e nder të takojë mikun e familjes, mbi të gjitha mikun e madh të Kosovës, Friedbert Pflüger.

Mora mbështetje për Kosovën shtet 100%, për platformën tonë në zgjedhjet e tetorit, për Kosovën shtet me kufijtë e 17 shkurtit të vitit 2008.

Motivuese ishte edhe mbështetja nga ana e tij dhe miqve të CDU-së për kandidaturën time të radhës si deputet.

Dita ishte më e frytshme pasi takova edhe punëtorin e madh, ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Kur Ramush Haradinaj më thotë PO dhe Gjermania më thotë JA, atëherë unë mund të ju them shihemi në Kosovë drejt fitoreve e sukseseve të radhës.

G.D