15:44 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / k.v

Gani Dreshaj e thellon epërsinë, shumë afër fitores (Foto)

(I plotësuar, 15:53)-Vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Deri tani kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka 1 mijë e 394 vota kurse kundërkandidati i tij Haki Rugova nga LDK, ka 60 vota nga ato me kusht dhe të diasporës./Indeksonline/

…………………………………………………….

Dreshaj e mposhtë Rugovën..

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për Komunën e Istogut.

Sipas informacioneve të fundit, Gani Dreshaj i AAK-së është duke prirë dukshëm kundër kandidatit të tij të LDK-së, Haki Rugova.

Aktualisht Dreshaj ka më shumë vota se kundërkandidati i LDK-së Rugova, por janë edhe disa vota ende të panumëruara./Indeksonline/