75 Mall Live Search
19:22 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gani Dreshaj: Ekonomia e Pejës dikur e ka ‘trand’ Jugosllavinë

Kandidati për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët AAK-PSD-së me numrin 40 dhe biznesmeni i njohur kosovar Gani Dreshaj ka shpalosur në ‘RADIO 1’, vizionin dhe premtimin ekonomik për zgjedhjet e 6 Tetorit.  Dreshaj thotë se Pejës dhe rrafshit të dukagjinit i duhet përfaqësim në Kuvendin e ri të Kosovës meqë kjo e ndihmon qeverinë e re Haradinaj dhe e zhvillon ekonominë e ndershme pejane e dukagjinase.

“Peja, Ekonomia e Pejës, e dijnë të gjtihë se dikur e ka ‘trand’ Jugosllavinë. Bizneset e Pejës, këto të anës tonë janë të ndershme, kanë fituar ndershëm e me mund dhe asnjëherë shteti nuk ju ka kthyer investimin, qoftë edhe me një projekt. Andaj, ju lus kësaj here Peja, Istogu, Klina, Juniku, Deçani, ta votojnë listën tonë, kryeministri Haradinaj ta vazhdoj punën dhe ne të jemi aty.”-tha Dreshaj në ‘RADIO 1’

Dreshaj ka ripërsëritur nevojën për realizimin e Autostradës së Dukagjinit edhe si nevojë ekonomike, si element kyç në zhvillimin e vendit përderisa ka thënë se një projekt i tillë nuk duhet të krijoj mospajtime në mes të kandidatëve të dukagjinit, pavarësisht se cilave subjekte politike i takojnë. Ai ka akuzuar politikën kosovare se po i ndanë bizneset e fuqishme të dukagjinit. Dreshaj ka kërkuar që rrafshi i dukagjinit të votoj për kandidatët e vet sepse kësaj pjese i duhet përfaqësim në Kuvendin e Kosovës, si pjesë ende krejt e pazhvilluar. Gani Dreshaj i AAK-PSD-së më tej ka akuzuar PDK-në se po e rritë shifrën e çmimit të projektit në 1 miliard vetëm për të frikësuar qytetarët. Ai mbetet i bindur se kjo autostradë nuk e kalon 600 milionëshin dhe se një projekt të tillë kanë kapacitet ta ndërtojnë edhe vet, nëse bashkohen 5 6 biznesmen të rrafshit të dukagjinit.

“PDK po hedh frikë dhe po krijon opinion tek elektorati se qeveria e Ramushit don me i çu 1 miliard euro në Autosradë. Është gabim. Nuk e kalon 600 milionëshin. Ne kemi bisedu me ekspert tonë të dëshmuar, Sipas zv/ministrit tonë Fatmir Gashi një ekonomist i karrierës nga Peja, maksimumi do shkojë në 600 milion euro dhe janë para investim kthyes. Kuptojeni se ska bujqësi, ska ‘BOREA’ e ska as ekonomi pa rrugë të mirë. Po flasim për një projekt që ka me u kry dhe ska kundërshtime. Besoni se ne, 5 6 biznesmen nga rrafshi i dukagjinit po të bashkoheshim e jo të ndaheshim nëpër subjekte, do ta kryenim vet.”-tha Dreshaj.

Dreshaj më tejn thotë se ndjehet mirë se në politikë ka hyrë si i pasur dhe nuk i ka zhytur duart as në korrupsion, as në tendera, duke shtuar se e tëra çfarë kërkon nga politika, është që si deputet i ardhshëm të jetë gardian e zhvillimit ekonomik të rrafshit të dukagjinit dhe të tërë Kosovës.

Gani Dreshaj njihet si një prej bashkëpunëtorëve më besnik të kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i cili i ka qëndruar afër në të gjitha proceset e tij që nga Haga, Sllovenia e Colmari. Shpeshherë Dreshaj, falë biznesit të tij në partneritet shqiptaro-gjerman ka qenë edhe personi që ka krijuar rrjet dhe mundësi depërtimi në prezantimin e Kosovës tek qendrat me rëndësi vendimmarrjeje për Kosovën, siç është edhe Berlini.