Gani Dreshaj i jep lajmin e shumëpritur Istogut: Po shtrohen metrat e fundit për Lugun e Butë, një ëndërr e imja po bëhet realitet

Deputeti nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, ka njoftuar për punimet finale që po zhvillohen në një prej rrugëve më të frekuentuara të bjeshkëve të Istogut, rrugë kjo që çon për te Lugu i Butë.
Suksesit të kësaj pune, Dreshaj i referohet si një ëndërr e tij, një projekt për të cilin ka dhënë gjithçka nga vetja, shkruan Indeksonline.
“Në këtë orë po shtrohen metrat e fundit të rrugës për në Lugun e Butë. Sot zyrtarisht po përfundon asfaltimi i rrugës në zonën më të bukur që kemi.
Sot po përfundon një ëndërr e imja, një projekt që kam dhënë gjithçka nga vetja që sot të duket kështu, pra kryevepër.
E gëzofshim sot dhe përgjithmonë” shkroi Dreshaj në Facebook.