22:10 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gani Dreshaj i prekur nga vdekja e maturantit nga Istogu, apelon shoferët të kenë kujdes në vozitje!

Pakujdesia e një shoferi dje në orët e pasdites ia mori jetën maturantit 17 vjeçar nga Istogu, Diamant Osmanaj.

Jo vetëm Istogu, por edhe e gjithë Kosova u prek nga ky lajm i zi, të cilët kanë shprehur dhimbje dhe ngushëllime për familjen Osmanaj, shkruan Indeksonline.

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit ish-kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook, ka ngushëlluar familjen Osmanaj për tragjedinë e djeshme, ndërsa ka apeluar të gjithë shoferët që të kenë kujdes në vozitje.

Ky është postimi i ndjeshëm i Dreshajt:

“Kjo ditë vjeshte, por me diell, ishte e ngrysur në Istog.

Diamant Osmanaj, maturanti i gjimanazit “Haxhi Zeka” u varros pasi humbi jetën nga goditja që mori dje nga një veturë në Gurrakoc.
Ata që e njihnin Diamantin, njihnin kuptimin e plotë të këtij emri, një diamant i vërtetë, një nxënës shembullor e një matemacient gjenial.

Sot ëndrra e një maturanti u shua, ashtu siç u thyen shumë zemra kudo.

Lus të gjithë shoferët që të jenë të kujdesshëm në vozite, e dhimbja për Diamantin të jetë e fundit për ne. Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Osmanaj të Ukëisëve”.

Ndryshe trupi i pajetë i Diamantit është varrusur sot në orën 16:00 në fshatin Gurrakoc, ku qytetarë të shumtë, nxënës, e familjarë me lotë në sy e zemër të thyer ia dhanë lamtumirën e fundit, shokut, djalit dhe nxënësit të pashëmbëllt, vdekja e të cilit ka tronditur opinionin./Indeksonline/