21:20 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gani Dreshaj: I vetëm e kam luftuar bandën e Haki Rugovës

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për komunën e Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se i vetëm e ka luftuar bandën e Haki Rugovës, kryetari të deritashëm të kësaj komune.

Dreshaj shprehet i bindur se do ta udhëheq këtë komunë.

Ai vazhdon ta quaj ende bastion të LDK-së, këtë komunë, duke iu referuar ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Thotë se nuk e ka ndërmend ta ndërrojë bastionin e kësaj komune, por vetëm ta rrëzojë kryetarin e tanishëm, Haki Rugovën.

“… dhe këtë klik të keqe që është krijuar në Istog”, shprehet tutje ai, para Jupollit.

Dreshaj po ashtu flet për manipulimet dhe keqpërdorimet që dyshon se u bënë në ditën e balotazhit.