75 Mall Live Search
16:03 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Gani Dreshaj ka një lajm të mirë për Istogun, aprovohet një kërkesë nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka ndarë një lajm të mirë për Istogun.

Dreshaj e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për vendimin e Qeverisë që ka të bëjë me aprovimin për ndarje të mjeteve financiare për realizim të projektit për furnizim me ujë për disa fshatra në Istog.

“Sot është aprovuar edhe kërkesa tjetër e Komunës së Istogut për ndarje të mjeteve financiare për realizim të projektit për furnizim me ujë për fshatrat Banjë, Baicë, Lubovë, Carallukë, Kashicë dhe Dubovë e vogël.

Kjo qeveri pak muaj më parë kishte aprovuar kërkesën për ndërtimin e projektit të ujësjellësit për ujëra të pijshëm në zonën e Mivadës në Istog.

Faleminderit kryeministër që Istogun e harruar nga të gjitha Qeveritë e kaluara po e futë në agjendë investimesh” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/