23:28 / E Premte, 04 Tetor 2019

Gani Dreshaj me mesazhin e fundit para zgjedhjeve të së dielës

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj përmes një postimi ka rënditur arsyet se pse duhet të dielën të votohet Ramush Haradinaj për kryeministër.

Ai ka thënë se Haradinaj duhet të votohet për shumë arsye dhe se duhet të votohet për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe tanë, transmeton Indeksonline.

Për më shumë shikojeni postimin e plotë të Dreshajt:

Vllezër e motra, kosovarë të dashur, po shkruaj mesazhin e fundit para heshtjes zgjedhore.

Votoni Ramush Haradinajn të dielën, për shumë arsye.

Votojeni, sepse është i vetmi që sot garanton 100% Kosovë, e nesër 100% Shqipëri.

Votojeni, sepse ka dhënë shumë dje, sot, dhe do jap 100% edhe nesër.

Votojeni, sepse është më i miri për ditën e sotme, dhe më i sigurti për të nesërmen.

Votojeni, sepse në një Qeveri me shantazhe na ka bërë Kosovën me ushtri, me ligje gjigante për Trepçë, paga, për Prishtinën, për policët, për administratën, për mjekët, për të gjithë.

Votojeni, sepse i tha STOP Serbisë, STOP prodhimeve vendore, STOP politikës së Vuçiqit, pasardhësit të Millosheviçit.

Votojeni, sepse i ka dhënë shumë Kosovës, dhe nuk e tradhëton gjakun e dëshmorëve, e as vëllezërve të tij.

Votojeni, sepse është biri i Hilmi Haradinajt, vëllau i Luanit e Shkëlzenit.

Votojeni, sepse mund të iu bëj nganjëherë pa disponim, por nga Ramushi kur Kosova është në pyetje, s’do keni zhgënjim.

Votojeni, jo për hatrin tim, por për të ardhmen e fëmijëve të juaj, fëmijëve tanë.

Votojeni, sepse unë betohem në shpirtin 100% shqiptar të tij.