20:08 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gani Dreshaj me plot emocione feston rezultatet e deritanishme (Foto)

Përderisa është duke vazhduar numërimi i votave nga rivotimi në komunën e Istogut, kandidatët tashmë kanë filluar të shpalosin edhe emocionet e para.

Në shtabin e AAK-së, në Istog festa veçse ka filluar, shkruan Indeksonline.

E veçanta e kësaj feste është edhe emocioni që po përçohet nga kandidati, Gani Dreshaj, i cili është i bindur në fitoren e tij në këtë komunë për një mandate prej katër vitesh.

Madje Dreshaj nuk heziton që bashkë me bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët të cilët po e përkrahin edhe në këto momente të festojë rezultatin e deritanishëm./Indeksonline/