Gani Dreshaj njofton marrëveshjen me një kompani gjermane, për prodhim të energjisë solare, në Istog
Gani Dreshaj ka njoftuar sot marrëveshjen me një kompani gjermane për prodhimin e energjisë solare në Istog.
Ky mund të konsiderohet lajm i mirë për banorët dhe bizneset e Istogut ngase pritet të ketë stabilitet dhe çmime reale të energjisë për familjet dhe bizneset, në Istog.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të njoftoj marrëveshjen me një kompani të madhe gjermane për prodhimin e energjisë solare në mbi 200 hektarë tokë, në Istog.
Kjo marrëveshje synon krijimin e një modeli modern energjetik, ku energjia solare shfrytëzohet si pasuri publike dhe ekonomike në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Këto sipërfaqe janë ideale për energji solare dhe duhet të shfrytëzohen për interes publik, jo të mbeten të pashfrytëzuara.
Objektivat politike e marrëveshjes:
• Ulje reale e çmimit të energjisë për familjet dhe bizneset
• Siguri dhe pavarësi energjetike lokale
• Mbajtje e fitimit brenda komunës
• Përfshirje demokratike e qytetarëve në vendimmarrje
• Mbështetje për fermerët dhe ekonominë vendore
Modeli i zbatimit:
Krijimi i një Fondi Komunal për Energji Solare ose Kooperative Energjitike, ku komuna mban tokën, qytetarët mund të investojnë me shuma të arsyeshme.
Energjia e prodhuar shfrytëzohet për furnizim lokal me çmim të qëndrueshëm”, shkruan Dreshaj në njoftim.

