Gani Dreshaj pret Ramush Haradinajn me intelektualë ne vikend

Shtëpia e Gani Dreshajt ishte e mbushur me plot intelektual gjatë ditës së sotshme.
Bashkë me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj pritën profesorë, mjekë, jurista etj, transmeton Indeksonline.

Sipas Dreshajt këto takime kanë rëndësi të madhe në shtetbërje.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Gani Dreshajt:
Me burra të mirë të Podgurit, profesorë, mjekë inxhinierë, juristë e ekonomistë kaluam një të shtunë relaksuese.
Bashkë me kryeministrin Haradinaj, shkëmbyem ide e biseda të ndryshme për Kosovën që të gjithë e duam.
Idetë e përvojat e profesionistëve dhe takimet e tilla kanë rëndësi të madhe në shtetbërje.

