75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / SH

Gani Dreshaj s’e ka kryer me investime për sportin në Istog, paralajmëron diçka të madhe

Gani Dreshaj ka premtuar të vazhdojë me investime për sportin në Istog.

Pasi e kishte finalizuar fushën “Dresha” në Orrobërdë në të cilën sportistët e klubeve istogase u stërvitën me radhë pa pagesë, Gani Dreshaj ka paralajmëruar zhvillimin e kompleksit me fusha të reja.

“Sporti është pjesë e pandashme e imja. Pjesën më të madhe të ditës e kaloj në palestrën time sportive, duke shikuar sportistët e të gjitha grupmoshave.
Investimi që kam bërë kurrë s’ka pasur qëllim përfitimi, por ishte thjesht një investim për rininë tonë, zhvillim e sportit dhe sportistëve.
Nuk do të ndalem me kaq, kam plane të tjera konkrete për Istogun🤝
Te fusha e sportit në Orrobërd do ta shtoj kompleksin sportiv me fusha të reja të brendshme e të jashtme, çfare i kanë skuadrat e Bundesligës.
Djemtë që i takova në këtë terren sportiv kishin pikëpamje të ndryshme politike, por sporti na bashkon sot, nesër dhe përgjithmonë”, shkruan Dreshaj në njoftim.