16:21 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gani Dreshaj: Shihemi në fitoren e radhës!

Kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Supreme për rivotim në Istog. Dreshaj ka thënë se është i gatshëm ta mposhtë sa herë të dojë Haki Rugovën dhe se humbjen e radhës do të ia shkaktoj në muajin dhjetor.

“Vendimi për rivotim në Istog është tërësisht i pabazuar dhe joligjor.

Është skandaloze që listat me votues të njëjtë në fitoren e LDK-së të jenë të pranueshme për KQZ-në, PZAP-në dhe Gjykatën Supreme ndërsa në listat ku është konfirmuar fitorja jonë këto lista janë të papranueshme.

Me këto lista janë pranuar asamblistë në komunën e Istogut dhe prapa këtyre fakteve institucionet relevante po verbërohen duke u rreshtuar krah humbjes së Haki Rugovës dhe LDK-së.

Megjithatë, unë jam i gatshëm për zgjedhje sa herë të duan gjitha institucionet dhe Haki Rugova sepse fitoren tonë e ka konfirmuar balotazhi i 19 nëntorit, do ta konfirmoi edhe ky muaj dhjetor.
Shihemi në fitoren e radhës” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/