19:49 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gani Dreshaj s`i beson Exit Poll-it, ky do jetë rezultati sipas tij

Gani Dreshaj, kandidat i AAK-së për komunën e Istogut ka arritur të mbledhë 45 për qind të votave sipas rezultateve të Exit Poll-it.

I pyetur nëse do e uronte kundërkandidatin në rast të humbjes së tij, ai është shprehur i gatshëm për këtë.

“E di që Exit Poll në të gjitha rastet ka pasur të drejtë, por sipas rezultateve tona në terren ne do të jemi 52 me 48 për qind. Për një orë do e dimë rezultatin … Me kënaqësi, nëse kam humbur do e uroj pse jo”, ka thënë Dreshaj në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Dreshaj po kandidadon kundër Haki Rugovës të LDK-së i cili sipas Exit Poll-it ka marrë 55 për qind të votave /Indeksonline/