22:30 / E Martë, 17 Shtator 2019

Gani Dreshaj takohet me babanë e Val Zekës

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Gani Dreshaj, përmes disa imazheve dhe një shkrimi të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook ka treguar se është takuar me babain e Val Zeka, për të cilin takim thotë se ndjehet i nderuar.

Dreshaj ka thënë se pavarëisht sfidave që ka kaluar ai, baca Smajl vazhdon të jetë i pathyeshëm, derisa ka potencuar se Qeveria e rikonfirmuar Haradinaj do të ushtrojë të drejtën sipas marrëveshjes me Maqedoninë Veriore që djemtë e Grupit Kumanova ta vuajë dënimin në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Dreshajt:

I nderuar që takova bacën Smajl, babain e Val Zekës.

Pavarësisht sfidave që ka kaluar viteve të fundit, baca Smajl vazhdon të jetë i pathyeshëm e stoik, punëtor e shqiptar i madh.

Kosova është në pritje që drejtësia në Maqedoninë e Veriut, të bëjë zbardhjen e plotë të rastit. Qeveria e rikonfirmuar Haradinaj do ta ushtrojë të drejtën sipas marrëveshjes me shtetin fqinj, që djemtë tanë, të paktën ta vuajnë dënimin në Kosovë.

Peja na bashkojë sonte edhe me kolegë nga partia të cilët po gëzojnë përkrahje kudo.