75 Mall Live Search
23:04 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / MSH

Gani Dreshaj tregon se për kë do te votojë nesër në zgjedhje

Gani Dreshaj ka publikuar listën e tij me kandidatët qe do të votojë nesër, në zgjedhjet për Kuvend.

Ish-figura emblematike e AAK-së, patjetër qe do të votojë listën e koalicionit AAK-NISMA, duke thënë se do të votojë për ndryshimin.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë. Jam i lumtur që fushata zgjedhore përfundoi në frymë demokratike me rivalitete normale zgjedhore.

Katër vite më parë u gjykova paksa pse besova në ndryshimin për qeverinë aktuale dhe s’jam aspak pishman sepse tashmë i kemi provuar të gjitha “peshat” dhe gjërat i kemi më të qarta.

Unë nesër do të votoi për ndryshimin, për mikun tim të kahmotshëm, Ramush Haradinajn. Mendoj se prezenca e Ramushit në Qeveri mund të ndihmojë të ardhmën e vendit tonë në situatën në të cilën ndodhemi.

Lista e Haradinajt dhe Limajt është e pasur me emra të shquar nga të gjitha fushat, intelektualë dje patriot.

Kam disa emra për të cilët do të votoj nesër në listën për deputetë dhe më vjen keq që lista s’është e gjerë për ti përfshirë të gjithë.

Do të votoj për kryetarin Ramush Haradinaj, si një lider i afërm dhe i pranuar nga Bundestagu.

Ju bëj thirrje të gjithë istogasve që të votojnë për kandidatët tanë, njerëz me vlera e bagazh. Votojeni Bekën, Ukën, Gentianën dhe Frashërin. Do të votoj edhe Lahi Brahimajn të cilin e mbështeta edhe në kohën kur po gjykohej në Speciale dhe do e mbështesë edhe në zgjedhje.

Rikthimi i Daut Haradinajt në kuvend do të jetë vlerë e shtuar dhe zë i fuqishëm për parlamentin.

Duhet të votohet edhe Bali Muharremaj, një kryetar model për të gjithë në Kosovë.

Do i mbështesë edhe tre të rinjë me perspektivë në politikë, Kushtrim Xhemajlin, Djellza Kukajn dhe Lora Leci .

Kërkoj që të votohet edhe Kaltrina Krasniqi me numër 102, vajzë dëshmori që vjen nga një familje patriotike.

Kushdo që voton për Ali Berishën dhe Rasim Selmanajn, ka votuar njerëz me vlera.

Prandaj keni alternativa të shumta, dilni nesër votoni për ndryshimin.