Gani Dreshaj: Unë jom “taksiratli” e fitoj Istogun!
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Istog, Gani Dreshaj përmes një postimi në facebook ka treguar se çfarë po ndodhë me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Istog.
Dreshaj ka thënë se diaspora asnjëherë nuk a ka zhgënjyer dhe se me votat me postë pret që të fitojë, shkruan Indeksonline.
Dreshaj e ka quajtur veten “taksirati”, që do të fitojë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Qytetarë të dashur të Istogut. Ka shumë pyetje se çfarë po ndodhë me rezultatin përfundimtar në Istog.
E kam thënë edhe në debate se unë jom “taksiratli” e fitoj.
Këtë edhe jam duke e pritur sepse diaspora asnjëherë nuk më ka zhgënjyer dhe po pres mijëra vota me postë.
Ju ftoj për qetësi e maturi që të prisni rezultatin final.
Mediat e ndryshme kanë informacione të shumta se ne do të jemi të parët, andaj prisni edhe pak.
G.D