Gani Dreshaj zbulon 5-shën e kandidatëve në zgjedhjet e 14 shkurtit

Gani Dreshaj ka bërë të ditur preferencat e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dreshaj ka dalur në përkrahje të fuqishme të garës së Ramush Haradinajt për president.
Biznesmeni dhe politikani i njohur ka shprehur bindjen se Haradinaj është më i duhuri për Kosovën që të jetë president i vendit.
Dreshaj ka bërë të ditur në njoftim edhe preferencat e tij për kandidatë në listën e AAK-së.
“Sot një javë në këtë ditë dhe në këtë orë do të kemi fituesin e zgjedhjeve.
Mbështes fuqishëm kandidaturën e Haradinajt për president dhe planin ekonomik të AAK-së, i hartuar në përpikmëri nga ekspertë eminentë.
Jam i bindur që Ramush Haradinaj është i duhuri në këtë kohë dhe në proceset në vazhdim që të udhëheqë postin presidencial.
Jam thellë i bindur që Ramush Haradinaj nuk do të zhgënjejë si president asnjë qytetar të Kosovës në temat e mëdha. Kam besim të plotë që do të mbrojë me nder e punë Kosovën dhe integrimin euro-atlantik të saj.
Duke mos qenë kandidat për deputet, kërkoj nga qytetarët e Istogut që të përkrahin me votë kandidatët tonë nga kjo listë, Jehonë Haxhiaj-Mehmetuka, Bekë Berisha dhe Frashër Brahimaj.
Vota ime në garën për deputetë do të jetë edhe për doktorin e specialistin, kushëririn, mbi të gjitha njeriun e dijes e të penës, Dr.Shemsedin Dreshaj.
Sigurisht, pa harruar që secilin nga ne të votoj edhe bartësin e listës, presidentin e ardhshëm, Ramush Haradinaj” shkruan Gani Dreshaj në Facebook.