75 Mall Live Search
15:40 / E Premte, 31 Maj 2024 / k.v

Gani Geci pas pak lirohet nga burgu, atë po e presin familjarët dhe miqtë (Foto)

Familjarë dhe miq të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci janë mbledhur para burgut të Smrekonicës për të pritur lirimin e tij.

Në njoftimin e familjes dje është thënë se Ganiu pritet t’i hapet dera e burgut rreth orës 16:00, transmeton IndeksOnline.

Aktualisht është mbledhur një numër i konsiderueshëm i qytetareve të cilët po presin daljen e tij nga burgu ku po e vuante dënimin që një kohë për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit./IndeksOnline/