14:50 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gani Geci tregon se është dëshmitar në Gjykatën Speciale: Me Hashimin do të takohemi atje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka drejtuar shumë akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, duke e akuzuar se deshi ta vrasë atë.

Në një fjalim që mbajti gjatë ceremonisë së rivarrimit të trupave të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, Geci ka thënë se do të jetë ndër dëshmitarët e parë të Gjykatës Speciale, ku do të përballet me Thacin, raporton Indeksonline.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Gecit:

Hashim Thaçi duke u munduar t’i ik Gjykatës Speciale , po mundohet që secilin nga viktimat ta bëj hero dhe me të vërtetë kemi qenë heronj e ai s’ka pasur nevojë të na bëj fare sepse kemi luftuar për Kosovën

Ne ia kemi lëshuar Thaçit krejt Kosovën në dorë.

Thaçi me mua do të takohet në gjykatën speciale, do të ballafaqohem drejtpërdrejt me të në lidhje me komunikatën e 59 sepse aty ai e ka shkruar sikur për mua edhe shumë anëtarë të tjerë të LDK-së vrasje politike që gjithë bashkësia ndërkombëtare i ka hetuar si vrasje të tilla.

Nuk munden më me i hedh hi syve këtij populli, me i vra e me ardh me i kajt ndërsa kur u vra Ahmet Krasniqi, cili prej tyre ishte aty, asnjëri. Cili prej tyre edhe ministrave kanë marr pjesë në varrim, asnjë.

Kjo është ceremoni politike, për ministrin e parë të mbrojtjes së Kosovës që e deshi shumë Kosovën dhe ishte nip i Zhilivodës, nip i familjes më patriotike në Kosovë.

Kërkoj prej Thaçit të dorëzohet para Tribunalit të Hagës, ti lë shkëmbimet e territoreve, këto përralla sepse një ditë do të bëhet boll dhe nuk duam ta kallim këtë vend, ne duam ta ruajmë këtë vend.

Ata me argatë e tyre, me dhjetëra herë tentuan të më vrasin mua, un jam gjallë falë zotit.

Unë po i kërkoj Thaçit, sepse fal Zotit sjam vrarë, e dy shokët e mi janë vrarë. Hashim Thaçi po din si e ka shpall Haki Menën, le t’i shpall Besim Dajakun e Bekim Kastratin, që i ka vrarë me urdhër të tij, sepse parat i ka dhënë Gani Thaçi, vëllai i tij, e i kanë ndarë paratë me disa kriminelë.

Unë po tutem që kam me vdek, por po tutem që kam me vdek para se me u përball me Thaçin.

Do të jem dëshmitar në Specialen, do të dëshmoj për krimet politike që i ka bërë Thaçi në Kosovë edhe pas luftës.

Ai nuk i ka parë asnjëherë serbët, ai ka luftuar vetëm me shqiptarë, ka vrarë vetëm familjet më të mëdha në Kosovë. Të gjithaq familjet patriotike i ka vrarë, unë jam gjallë pahiri, vetëm për t’iu treguar juve sot këtu./Indeksonline/

E menjëherë pas deklaratës, Geci ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook nga një qytetar i panjohur i cili flet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

(Mesazhi i pubulikar nga Gani Geci)