Gani Geci: Vjosa Osmani votat i ka marrë nën logon e LDK-së e jo të VV-së

Gani Geci përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares Osmani, e cila në një intervistë iu adresua kolegëve të saj nga partia duke iu thënë që “S’mund të fshiheni më prapa meje, matuni para qytetarëve”.
Geci ka thënë së fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, ka qenë edhe ai, ndërsa në vend që Osmani t’i falënderojë strukturat e LDK-së, ajo sikur po falënderon votuesit e VV që e votuan Kurtin.
Ky është postimi i tij i plotë:
Te dashur miqë,
Vjosa Osmani duhet ta dijë se kudo që kemi shkuar në zgjedhjet e fundit në këtë fushatën e fundit gati në 99 % të fushatës kam qenë edhe unë aty dhe e njofë shumë mirë strukturen e LDK-es dhe në vend që ti falenderon strukturat e LDK-së në secilën komunë veç e veç që i organizuan zgjedhjet dhe pritjen madheshtore dhe udhëzuan votuesit që fillimisht ta votojnë Vjosa Osmanin pastaj deputetët tjerë.
Ajo sikur po i falenderon votuesit e VV që e votuan Albin Kurtin!
Pavarësisht problemeve të Vjosa Osmanit me kryesinë e LDK-es votat i ka marr nën logon e LDK-së dhe jo te VV-es.
