Gani Koci arrin në zyrat e EULEX-it ku do të intervistohet nga hetuesit e Speciales

Gani Koci ka arritur në zyra të EULEX-it për t’u intervistuar nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij, Arianit Koci.
Koci pati deklaruar se do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit.
Ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale, Koci e mori më 25 shkurt./IndeksOnline/