75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gani Koci: S’është e vërtetë, që në Polac bëhet ekploatimi i thëngjillit pa leje!?

Ish- zëvendësministri i PDK-së Gani Koci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka mohuar se në fshatin e tij të lindjes, në Polac, po nxirret e shitet thëngjilli në mënyrë ilegale.

Ai ka thënë se kjo është e pavërtetë, derisa ka ftuar institucionet përkatëse të merren me këtë rast nëse vërtet ekziston një gjë e tillë.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Këto ditë doli një lajm se në Polac, ilegalisht eksploatohët thëngjilli, madje me mjete të rënda dhe sistem seperimi!

Në këte lajm, e pavërteta është se jo në Polac dhe nuk e besoj se kjo bëhet nga bashkëfshatarët e mi! Prandaj i lus të mos heshtin dhe të flasin!


Se si e qysh e din mirë edhe inspekori i përgjithshëm për miniera dhe minerale, edhe Komisioni i pavarur i minierave, edhe udhëheqja e komunës së Skenderajt, edhe akterët tjerë!


Le të veprojë shteti nëse eksiston!!!