75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 07 Qershor 2022 / LB

Gani Krasniqi thotë se është telefonuar nga Ramush Haradinaj, paralajmëron se do t’i përgjigjet në Kuvend

Përfshirja e veteranëve në ngritjen e pagës minimale të propozuar nga Qeveria e Kosovës ka nxitur debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës.

Deputetë të dy taborëve janë përplasur jo vetëm në seancën e mbajtur një ditë më parë, por edhe në seancat e mëhershme për këtë çështje.

Më i ashpri, padyshim ka qenë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndër të tjera ka përmendur mes tjerash emrat e Enver Dugollit, Fatmir Humollit dhe Gani Krasniqit.

Ky i fundit ka thënë shkurt për Indeksonline se nuk ka qenë në seancën e djeshme dhe është telefonuar nga ish kryeministri. Krasniqi ka thënë se do t’i përgjigjet në Kuvend atij.

Sa i përket çështjes së veteranëve, deputeti i VV-së ka thënë se e ka qëndrimin e tij, i cili përputhet edhe më qëndrimin e partisë.

Por, pse e përmend në vazhdimësi, Haradinaj ish kryetarin e Malishevës?

Ai ka thënë se për këtë çështje duhet biseduar me të.

Kujtojmë se një ditë më parë është zhvilluar edhe një protestë e OVL-UÇK-së para Kuvendit të Kosovës në kundërshtim të propozimit të Qeverisë.

Ata po kërkojnë më çdo kusht përfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, e cila është propozuar të jetë 250 euro./Indeksonline/