Ganimete Musliu falënderon Leonora Jakupin: Përkrahja jote nuk më ka munguar kurrë, ti ke një zemër të bardhë

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka lëvduar tej mase miken e saj, këngëtaren Leonora Jakupi.
Sipas Musliut kushdo që e ka shoqë Leonoren duhet të ndihet me fat, transmeton IndeksOnline.
Statusi i saj i plotë:
Shoqja e vërtetë dëshmohet me vepër. Kur je e gëzuar, kur je e mërzitur, në festë e në garë. Dhe një e tillë është mikja ime, Leonora Jakupi, ylli i estradës sonë, simboli i bukurisë shqiptare dhe gruaja me karakter të fortë. Çdo njeri që ty të ka shoqe, është njëri me fat.
Faleminderit për përkrahjen tënde e cila nuk më ka munguar kurrë. Ti ke një zemer të bardhë.