75 Mall Live Search
17:51 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / A. M.

Ganimete Musliu i thotë VV-së mos të provokon dhe nxitë dhunë!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se janë kundër rajonit të Drenicës, pasi sipas saj, qytetarët e asaj zone nuk i kanë votuar ata në zgjedhjet parlamentare dhe në zgjedhjet lokale.

Ajo ka përmendur një thënie të imamit nga Prishtina, Shefqet Krasniqi, transmeton Indeksonline

“Duke e ndëgju debatin mu kujtua se e patën lodhë shumë Shefqet Krasniqin, feja kështu, feja ashtu… dhe ju pati thënë mos më detyroni se ju këndojë “Allahu-Akbar” dhe s’keni çka me’m thënë”.

“Mos provokoni, mos nxitni dhunë sepse jeni duke nxitë dhunë”, u është drejtuar Musliu deputetëve të LVV-së.