75 Mall Live Search
12:56 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ganimete Musliu: Lojën me simbole e ka nisur “Qeveria Shkurti”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se si subjekt opozitar nuk do të lejojnë që të luhet me simbolet shtetërore.

Pas pohimit të zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimaj se kur ka marrë zyrën nuk ka pasur simbole shtetërore, Musliu duke iu referuar Qeverisë Kurti ka theksuar: “Simbolet nuk janë logjistikë. Lojën me simbole e ka filluar ‘Qeveria Shkurti’ ”.

“Ne si deputetë nuk guxojmë të vazhdojmë të njëjtën lojë. Ata që poshtërojnë simbolet e Kosovës të sanksionohen. Kosova nuk është në ditë që dikush të luajë me simbolet e saj. Duhet të ndërpritet kjo një orë e sa më parë.

Sipas Musliut pasojat e Qeverisë së Kurtit janë të pariparueshme për vendin.