75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 23 Mars 2021 / OSH

Ganimete Musliu s’i bie pishman, i reagon edhe njëherë Kurtit me poezinë “Gjuha shqype”

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duket se s’i ka rënë fare pishman për deklaratën që dha dje gjatë seancës për votimin e qeverisë “Kurti 2”.

Përderisa dje tha se Kurti do të jetë kryeministri i parë shqiptar, fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi, sot ka publikuar një poezi për gjuhën shqipe.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Facebook, poezinë e Gjergj Fishtës “Gjuha shqype”.