Ganimete Musliu thotë se Albin Kurti po e përdor Albulena Haxhiun si armë kundër shtetit të Kosovës

Partia Demoktarike e Kosovës (PDK),e ka qëndrimin e qartë për propozimin për votimin e fshehtë, si dhe për kandidaten për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.
Kështu është shprehur deputetja nga PDK-ja, Ganimete Musliu.
“Ajo çka më vjen keq sot është që Albulena Haxhiu, nuk ka mësuar asgjë nga përvoja e saj në politikë. Unë kam menduar se pas eksperiencës së saj me gazin lotsjellës, Albulena Haxhiu në jetën e saj më nuk do të lejojë që të keqpërdoret nga shefi i partisë apo kushdo tjetër. “, tha Musliu.