75 Mall Live Search
16:17 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ganja e PDK-së, ish-ministrin e Shëndetësisë Arben Vitinë e quan “maneken me mindil”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu  ka adresuar fjalë të rënda te ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Musliu, e ka quajtur Vitinë “manikin me mindil”, dhe po ashtu ka thënë se po e shfrytëzojnë popullin vetëm për t’ju shkuar mbrapa, por nuk ju intereson shëndeti i tyre.

 “Maneken me mindil, qe s’ke dije e ke deshmu por qe s’ke asnje fije morali njerzor kete e deshmove dje dhe duhet te japesh llogari. Ju thirreni ne POPULL por POPULLIN e konsideroni vetem si turme per t’iu ardhur mbrapa”, ka shkruar Musliu në Facebook.