75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / Z S

“Ganja” i reagon Osmanit: Ua di kodin, shpejt iu nxjerr nga takti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-deputetja e PDK-së nuk i kanë ndalur as sot akuzat në mes vete.

Gjatë ditës së sotme Osmani nuk ka dashur të komentojë deklaratat të cilat e quajnë atë edhe presidente të koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalit.

“As nuk ia venë të merrem me akuzat e Ganimete Musliut”, tha shkurt Osmani kur u pyet rreth akuzave të ngjashme.

Mirëpo nuk ka munguar përsëri reagimi i ish-deputetës së PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu u shpre se ajo ua din kodin vartësve të Dejonës.

‘’Unë ua di kodin vartësve të Dejona Mihajlit, shpejt i nxjerr nga takti’’, ka shkruar Musliu./Indeksonline/