11:41 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

GAP: Ndikimi i pandemisë Covid-19 në buxhetin e Kosovës

Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës”.

Sipas GAP, qëllimi i këtij raporti është që të paraqes ndikimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 në të hyrat, shpenzimet dhe deficitin fiskal të vitit 2020, si dhe kufizimet dhe mundësitë që ka Qeveria e Kosovës për adresimin e krizës në aspektin buxhetor.

Në periudhën mars-maj 2020, kur ishin ndalur shumica e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat buxhetore ishin për 133 milionë euro (28.2%) më të ulëta së në periudhën e njëjtë të vitit parapak, ndërsa shpenzimet për 4.7 milionë euro (1%) më të ulëta.

Rënia e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve, do të bëjë që për herë të parë të tejkalohet rregulla e deficitit buxhetor. Me gjithë rritjen e deficitit, Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.