15:48 / E Hënë, 22 Maj 2023 / mp

GAP: Bankat lëshuan 241 milionë euro kredi

Instituti GAP, ka publikuar vlerën e kredive të reja për periudhën janar mars të këtij viti.

Sipas grafikonit të publikuar nga GAP vetëm për tre muaj vlera e kredive ka arrit shumën në 241 milionë euro.

Ndërsa norma efektive e interesit është 6.3 për qind. Sipas të dhënave grafike shihet se bankat këtë tre mujor të këtij viti kanë aplikuar norma më të larta të interesit për kredi.

Në periudhën e njejt të vitit të aplikuar ishin 5.8 për qind, ndërsa tash aplikohet 6.3 për qind.